X
Përparësitë
Aplikacionet
Gama e produkteve
Performanca

Me pamjen paksa të fildishtë, por natyrale, COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY përmbush kërkesën për aspektin e dizajnit arkitekturor. Tani ekziston në PLANICLEAR*, dhe ka shumë trashësi të ndryshme për të plotësuar të gjitha kërkesat.


COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY ka gjithashtu performancë shumë të lartë për sa i përket izolimit termik duke arritur një vlerë Ug prej 1.0 W/m²K në një IGU standard me kavitet 16 mm të mbushur me 90% Argon dhe është më i miri në këtë kategori veshjesh.


Efikasiteti energjetik: Komforti termik është tepër i rëndësishëm për mirëqenien e banorëve të ndërtesës. Me KN 148 II ambienti i brendshëm është më i rehatshëm si gjatë verës, ashtu edhe gjatë dimrit, në përputhje me kërkesat e reja NZEB. Ky kriter po merr rëndësi në etiketat e gjelbra të ndërtesave, si LEED, BREAM.


Diferencimi: Diferencimi është ndonjëherë çelësi për të fituar tregun! Ndryshe nga shumica e veshjeve neutrale, KN 148 II RHAPSODY dallohet nga pamja estetike paksa e fildishtë, duke mbetur përsëri në zonën neutrale. Kjo pamje e veçantë estetike sjell më shumë mundësi për dizajn arkitekturor.


Fleksibilitet: gjithnjë e më shumë vërejmë se klientët po kërkojnë produkte multifunksionale dhe që mund të përpunohen me lehtësi. KN 148 II RHAPSODY është një veshje e cila mund t'i nënshtrohet të gjitha llojeve të përpunimeve, si për shembull: Temperim, Përthyerje, Laminim. Përveç kësaj, veshja është e disponueshme me Easy Pro, për mundësi përpunimi më të mirë e më të lehtë.



COOL-LITE® 148 II RHAPSODY është një veshje e kontrollit solar selektiv e cila zgjeron gamën tonë të të veshjeve COOL-LITE KN me një referencë të re "për t'u temperuar". Karakteristikat kryesore janë faktori i kontrollit solar (g=0,32 në DGU), reflektimi i ulët brenda (RLi=18%), izolimi i lartë termik (Ug = 1.0 W/m2K) dhe pamja estetike e veçantë. Veshja është depozituar si standard në PLANICLEAR*.

SUPORT TEKNIK KONTAKT
Përparësitë

Me pamjen paksa të fildishtë, por natyrale, COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY përmbush kërkesën për aspektin e dizajnit arkitekturor. Tani ekziston në PLANICLEAR*, dhe ka shumë trashësi të ndryshme për të plotësuar të gjitha kërkesat.


COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY ka gjithashtu performancë shumë të lartë për sa i përket izolimit termik duke arritur një vlerë Ug prej 1.0 W/m²K në një IGU standard me kavitet 16 mm të mbushur me 90% Argon dhe është më i miri në këtë kategori veshjesh.


Efikasiteti energjetik: Komforti termik është tepër i rëndësishëm për mirëqenien e banorëve të ndërtesës. Me KN 148 II ambienti i brendshëm është më i rehatshëm si gjatë verës, ashtu edhe gjatë dimrit, në përputhje me kërkesat e reja NZEB. Ky kriter po merr rëndësi në etiketat e gjelbra të ndërtesave, si LEED, BREAM.


Diferencimi: Diferencimi është ndonjëherë çelësi për të fituar tregun! Ndryshe nga shumica e veshjeve neutrale, KN 148 II RHAPSODY dallohet nga pamja estetike paksa e fildishtë, duke mbetur përsëri në zonën neutrale. Kjo pamje e veçantë estetike sjell më shumë mundësi për dizajn arkitekturor.


Fleksibilitet: gjithnjë e më shumë vërejmë se klientët po kërkojnë produkte multifunksionale dhe që mund të përpunohen me lehtësi. KN 148 II RHAPSODY është një veshje e cila mund t'i nënshtrohet të gjitha llojeve të përpunimeve, si për shembull: Temperim, Përthyerje, Laminim. Përveç kësaj, veshja është e disponueshme me Easy Pro, për mundësi përpunimi më të mirë e më të lehtë.


Aplikacionet
COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY është ideal për fasadat në ndërtesat e zyrave komerciale ku arkitektët duan pamje estetike elegante dhe dinamike, ku nevoja për faktorin më të ulët solar është e madhe.  

LLOJET E FASADAVE KU PRODUKTI ËSHTË MË I PËRSHTATSHËM: 


-       Dritaret dhe fasadat
-       Çatitë, tavanet e xhamit


LLOJET E NDËRTESAVE QË SYNOHEN KRYESISHT:
-       Projektet e zyrave komerciale
-       Qendrat tregtare
-       Sport dhe argëtim
-       Hotel dhe restorant
-       Projekte me disa përdorime (rezidenciale + komerciale)

Gama e produkteve
COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY është i disponueshëm në masat 6, 8 dhe 10 mm.

COOL-LITE® KN 148 II RHAPSODY është pjesë e veshjeve K:

Masa Jumbo (PLF): 6000 x 3210 mm
Përmasat e ndara: të disponueshme me kërkesë
Nënshtresa: PLANICLEAR® & DIAMANT® xham i rrafshët
Trashësia: standarde 6, 8 dhe 10 mm; trashësi të tjera me kërkesë

Performanca
PAMJE ESTETIKE: reflektivitet mesatar i jashtëm (*27%) me ngjyrë paksa të fildishtë, duke arritur trendet më të fundit arkitekturore për një dizajn modern. Reflektimi i brendshëm i ulët sjell rehati vizuale optimale.

MBROJTJE SOLARE: arrin nivel shumë të mirë mbrojtjeje solare me faktor solar *0,32, ngarkesat e ftohjes reduktohen në klima të nxehta

KOMFORT TERMIK: nivel i shkëlqyer i izolimit termik, Ug =1.0, për rehati maksimale gjatë dimrit.

KOMFORT VIZUAL: i përshtatshëm për zonat e nxehta me shumë diell, ofron komfort vizual nëpërmjet transmetimit të përshtatshëm të dritës dhe reduktimit të shkëlqimit. 

FLEKSIBILITET: KN 148 II RHAPSODY është i përshtatshëm për shumë lloje përpunimesh: Temperim dhe laminim për nivel të mirë sigurie. Përthyerja* përgjigjet mirë me trendin e xhamave të harkuar.
*për përthyerjen, ju lutem kontaktoni në fillim suportin teknik


Zgjidhni llojin e xhamit

KN 148 II