X
Përparësitë
Aplikacionet
Gama e produkteve
Performanca

Gama e COOL-LITE SKN 154 përfshin produkte kontrolli solar që kanë veshje me performancë të lartë. Veshja mund të aplikohet në xham pluskues PLANICLEAR ose DIAMANT me anë të spërkatjes katodike në kushte vakumi.


Xhamat COOL-LITE SKN 154 II/ 054 II janë pjesë e gamës gjithnjë në zhvillim të veshjeve të kontrollit solar neutral "për t'u përforcuar" nga Saint-Gobain. Për të arritur karakteristikat e larta termike, karakteristikat e kontrollit solar dhe pamjen neutrale, COOL-LITE SKN 154 / 054 duhet të përforcohet ose të forcohet me nxehtësi gjithnjë para se të montohet në një njësi me dopio xham (veshja në faqen 2).


Version “për t'u temperuar” i COOL-LITE SKN 154 II / 054 II mund të trajtohet me nxehtësi dhe prandaj mund të temperohet ose përforcohet prë të përmbushur kërkesat / normat për sigurinë, për të rritur rezistencën mekanike dhe për të reduktuar rrezikun e thyerjes termale.


SHËNIM: Mund të ketë ndryshime në ngjyrë mes versioneve të aneluara dhe të forcuara me nxehtësi / të temperuara të një veshjeje, dhe kjo duhet të pranohet nga klientët para çdo porosie.




Gama e xhamave tejet selektivë COOL-LITE SKN 154, qoftë në PLANICLEAR qoftë në DIAMANT është një xham kontrolli solar.COOL-LITE SKN 154 bllokon deri në 72% të nxehtësisë solare duke e reflektuar jashtë.Dobitë: DIMËR, VERË dhe KOMFORT NDRIÇIMIKarakteristikat: Xham me kontroll solar me performancë të lartë me karakteristika të avancuara të izolimit termik dhe me neutralitet të shkëlqyer

SUPORT TEKNIK KONTAKT
Përparësitë

Gama e COOL-LITE SKN 154 përfshin produkte kontrolli solar që kanë veshje me performancë të lartë. Veshja mund të aplikohet në xham pluskues PLANICLEAR ose DIAMANT me anë të spërkatjes katodike në kushte vakumi.


Xhamat COOL-LITE SKN 154 II/ 054 II janë pjesë e gamës gjithnjë në zhvillim të veshjeve të kontrollit solar neutral "për t'u përforcuar" nga Saint-Gobain. Për të arritur karakteristikat e larta termike, karakteristikat e kontrollit solar dhe pamjen neutrale, COOL-LITE SKN 154 / 054 duhet të përforcohet ose të forcohet me nxehtësi gjithnjë para se të montohet në një njësi me dopio xham (veshja në faqen 2).


Version “për t'u temperuar” i COOL-LITE SKN 154 II / 054 II mund të trajtohet me nxehtësi dhe prandaj mund të temperohet ose përforcohet prë të përmbushur kërkesat / normat për sigurinë, për të rritur rezistencën mekanike dhe për të reduktuar rrezikun e thyerjes termale.


SHËNIM: Mund të ketë ndryshime në ngjyrë mes versioneve të aneluara dhe të forcuara me nxehtësi / të temperuara të një veshjeje, dhe kjo duhet të pranohet nga klientët para çdo porosie.



Aplikacionet

Gama COOL-LITE SKN 154 përfshin produkte të kontrollit solar që përdoren kryesisht në ndërtesat komerciale, qoftë për fasada, dritare ose për tavane xhami. Ato janë të bërë për t'u përdorur krahpërkrah: COOL-LITE SKN 154/054 në formë të aneluar dhe COOL-LITE SKN 154 II / 054 II në formë të përforcuar/të forcuar me nxehtësi.


Për shkak të karakteristikave të veçanta të veshjes, është mjaft i përshtatshëm për aplikimet që kërkojnë transmetim të lartë të dritës, vlerë të ulët G dhe neutralitet të shkëlqyer.


Gama e produkteve

COOL-LITE SKN 154 është ndërtuar në shtresë PLANICLEAR, për përdorim të aneluar. 


COOL-LITE SKN 154 II është ndërtuar në shtresën PLANICLEAR, për përdorim në formë të përforcuar ose të forcuar me nxehtësi. 


COOL-LITE SKN 054 është ndërtuar në shtresën DIAMANT, për përdorim të aneluar. 


COOL-LITE SKN 054 II është ndërtuar në shtresën DIAMANT, për përdorim ose në formë të përforcuar, ose në formë të forcuar me nxehtësi. 


Për të gjitha versionet e mësipërme, shtresa pozicionohet në faqen 3 të njësisë së izoluar.


COOL-LITE SKN 154 është pjesë e veshjeve SKN:

·       Masa Jumbo (PLF): 6000 x 3210 mm

·       Përmasa të ndara: të disponueshme me kërkesë

·       Nënshtresa: Xham i rrafshët PLANICLEAR & DIAMANT

·       Trashësia: Standard: 4, 6, 8, 10 mm dhe trashësi të tjera me kërkesë




Performanca

Gama COOL-LITE SKN 154 është ndërtuar për të ofruar performancë të jashtëzakonshme solare dhe termike:

·       Vlerë G shumë e ulët prej 0.28

·       Vlerë Ug optimale në qendër prej 1.0w/m2k

·       Pamje neutrale si në transmetim ashtu edhe në reflektimin e jashtëm

·       Nivele të mira të transmetimit të dritës natyrale


Gama e COOL-LITE SKN 154 mund të përdoret për të përmirësuar efikasitetin energjetik të ndërtesave duke reduktuar ndjeshëm nxehtësinë e lartë dhe nevojën për kondicionim të kushtueshëm të ajrit. Është veçanërisht e përshtatshme për sipërfaqet e mëdha me xhama ku kërkohet performancë e lartë e kontrollit solar duke reduktuar ndërkohë humbjen e tepruar të nxehtësisë.


Vlerat e dhëna sipas standardeve EN 410 & EN 673 – 201


Ju lutem na kontaktoni për udhëzime të mëtejshme në lidhje me përpunimin.

COOL-LITE SKN 154 / 054 / 154 II / 054 II përmbush kërkesat e kategorisë C, sipas SR EN 1096-1 dhe 1096-2.

Shënimi CE: I përmbahet të gjitha direktivave dhe standardeve të zbatueshme të BE gjatë procesit të prodhimit dhe prandaj ofron vazhdimisht cilësi të shkëlqyer produkti. Merrni shënimin CE këtu.





Zgjidhni llojin e xhamit

154
154 II
054
054 II