X
Përparësitë
Aplikacionet
Gama e produkteve
Performanca

NEUTRALITET: COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II përmbushin kërkesat e trendeve aktuale në arkitekturë, të cilat synojnë neutralitet ekstrem të ngjyrës dhe reflektim të ulët. Reflektimi i jashtëm i ulët dhe neutraliteti i pamjes së jashtme të kombinuara me transparencë ekstreme, krijojnë një kombinim të përkryer të funksionit dhe estetikës. 

REFLEKTIM TË ULËT: COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II ofrojnë reflektim të brendshëm dhe të jashtëm shumë të ulët për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tregut. 

TRANSPARENCE: Duke ofruar transparencë ekstreme (S > 2,1) COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II ndihmojnë në uljen e konsumit dhe reduktojnë kostot e energjisë; Ndërtesa arrin të plotësojë kërkesat për performancë energjitike dhe përdoruesit e saj jetojnë dhe punojnë në hapësira më të rehatshme, me fasada të mëdha xhami dhe pa përjetuar mbingrohje në ambientet e brendshme.




COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe XTREME 61/29 II janë zgjidhjet më të reja nga Saint-Gobain, për xhamat e trajtuar për kontroll diellor. Karakterizohen nga pamja neutrale dhe performancë të jashtëzakonshme në xhamat e thjeshtë apo të temperuar.COOL-LITE® XTREME 61/29 (II) zëvendëson XTREME 60/28 (II) dhe ofron neutralitet ekstrem të ngjyrës dhe reflektim më të ulët, për të plotësuar nevojat dhe trendet e tregut. 

SUPORT TEKNIK KONTAKT
Përparësitë

NEUTRALITET: COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II përmbushin kërkesat e trendeve aktuale në arkitekturë, të cilat synojnë neutralitet ekstrem të ngjyrës dhe reflektim të ulët. Reflektimi i jashtëm i ulët dhe neutraliteti i pamjes së jashtme të kombinuara me transparencë ekstreme, krijojnë një kombinim të përkryer të funksionit dhe estetikës. 

REFLEKTIM TË ULËT: COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II ofrojnë reflektim të brendshëm dhe të jashtëm shumë të ulët për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tregut. 

TRANSPARENCE: Duke ofruar transparencë ekstreme (S > 2,1) COOL-LITE® XTREME 61/29 dhe 61/29 II ndihmojnë në uljen e konsumit dhe reduktojnë kostot e energjisë; Ndërtesa arrin të plotësojë kërkesat për performancë energjitike dhe përdoruesit e saj jetojnë dhe punojnë në hapësira më të rehatshme, me fasada të mëdha xhami dhe pa përjetuar mbingrohje në ambientet e brendshme.



Aplikacionet

COOL-LITE® XTREME 61/29 & COOL-LITE® XTREME 61/29 II janë ideale për të gjitha tipet e fasadave në projekte komerciale apo rezidenciale, ku ka kërkesa për mbrojtje të lartë diellore (g = 0,29*) pa kushtëzuar sasinë e dritës natyrale në ambientet e brendshme (LT = 61%*)


Me pamje neutrale, reflektim të ulët dhe ngjyrë konsistente, produktet e reja COOL-LITE® XTREME 61/29 and 61/29 II janë ideale për fasada xhami ku ka kërkesa për efikasitet energjie, transparencë dhe estetikë të spikatur.


Nivelet e ulta të reflektimit të brendshëm dhe të jashtëm, plotësojnë kërkesat e fundit të tregut për sa i përket dizajnit, komfortit por gjithashtu për mbrojtjen e zogjve, vlera të cilat i bëjnë këto produkte të përshtatshme për të gjitha llojet e projekteve. 


*Për Njësi Xhami të Dyfishtë të Izoluara (DGU) 6/16/4mm me veshje në faqen e #2 në xham transparent sipas EN410


Gama e produkteve

Produkti është i disponueshëm në dy versione për t’ju përshtatur të gjitha kërkesave të sigurisë në fasadë. 

COOL-LITE® XTREME 61/29 për xham të thjeshtë

COOL-LITE® XTREME 61/29 për xham të temperuar


COOL-LITE® XTREME 61/29 (II) është i disponueshëm në xham transparent PLANICLEAR® ose ekstra transparent DIAMANT®, në trashësi dhe përmasa të ndryshme (nga 3mm ne 12mm). 

Produktet janë gjithashtu të disponueshme me porosi sipas përmasave të mëdha (deri në 18m), ose sipas përmasave të kërkuara për të optimizuar prodhimin dhe dizajnin.


Performanca

Në një njësi standarte xhami të dyfishtë te izoluar (DGU) 6/16/4mm, me XTREME 61/29 (II) në faqen e 2, të gjithë xhamat PLANICLEAR® (sipas normativës EN410):

• Arrin trasmetim drite (LT) prej 61% me faktor diellor (vlera-g) prej 29%, duke ofruar kështu transparencë (selectitvity) 2,1.

• Nivelet e reflektimit janë ekstremisht të ulta, reflektim i jashtëm (RLe) 11% dhe reflektim i brendshëm (RLi) 14%

Në një njësi xhami të trefishtë të izoluar (TGU) 6/12/4/12/4, me XTREME 61/29 (II) në faqen e 2 dhe PLANITHERM® XN në faqen 5, të gjithë xhamat PLANICLEAR® (sipas normativës EN410)

• Arrin trasmetim drite (LT) prej 55% me faktor diellor (g-value) prej 27%

• Nivelet e reflektimit janë ekstremisht të ulta, reflektim i jashtëm (RLe)  13% dhe reflektim i brendshëm (RLi) 16%


Në mënyrë që të arrijë performancë dhe estetikë, COOL-LITE® XTREME 61/29 (II) duhet të jetë:


• Me skajet e fshira përpara montimit

• I temperuar – në përputhje me Testimin e Zhytjes në Nxehtësi Heat Soak Test ( e aplikueshme vetëm për COOL-LITE® XTREME 61/29 II)

• I montuar në një njësi xhami të izoluar (IGU)

• I pozicionuar në faqën e 2 (në brendësi të IGU)


Pasi produkti montohet ne një njësi te izoluar (IGU), veshja është e mbrojtur në brendësi të saj dhe trajtohet në mënyrën e zakonshme.

Për lehtësinë e përpunimit dhe cilësinë e mirë përfundimtare, COOL-LITE® XTREME 61/29 II ofrohet me standardin EASYPRO®, mbrojtje unike e përkohshme e sipërfaqes.



Zgjidhni llojin e xhamit

61/29
61/29 II